Sport

Këngëtari Chris Martin përgëzon 'vëllanë' e tij Leo Messi, për nismën ekologjike...

Këngëtari britanik ka falënderuar Lionel Messit, i cili tani po mbështet fushatën mjedisore "Join the Planet".

5 Mars 2024, 09:04 Nga DOSJA

Këngëtari Chris Martin përgëzon

ANGLI - Njëri magjeps turmat me zërin e tij, tjetri me... këmbët. I pari e ka quajtur këtë të fundit “më të mirin e të gjitha kohërave”, i dyti e kishte shpërfillur urdhërin e drejtuesve të PSG-së (kur luante në Paris) për të udhëtuar drejt Barcelonës për ta parë të parin duke kënduar.

Chris Martin, frontmeni i Coldplay dhe Lionel Messi, në dukje nuk kanë shumë të përbashkëta, por tani ka diçka që bashkon ata.

Kjo për shkak se ata të dy mbështesin fushatën mjedisore “Join the Planet” me superyllin argjentinas të Inter Miami, duke u bërë hallka më e fundit në këtë zinxhir të VIP-ave që bashkojnë forcat, duke 'detyruar' Martinin, i njohur për shqetësimet e tij mjedisore, ta hyjnizojë atë.

“Përshëndetje, Leo, vëllai im. Më vjen keq për spanjishten time, por jam shumë i lumtur dhe krenar që ju njoh. Pjesëmarrja juaj në “Join The Planet” është një lajm fantastik. Kjo që po bën është e mahnitshme dhe unë do të jem gjithmonë pranë teje”, ishte mesazhi i Martinit për Messin.

Fushata “Join the Planet”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për përdorimin e materialeve të ricikluara dhe projekti i parë i madh është pastrimi i lumit Parana, lumi i dytë më i madh në Amerikën e Jugut me Messin që vendos të mbështesë këtë përpjekje (pasi lumi kalon gjithashtu Rosario ku ka lindur)...

Madje, pak ditë më parë ai prezantoi këpucët e tij të futbollit që janë bërë tërësisht nga materiale të ricikluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll