Sport

Zbulimi i pabesueshëm i Luis Suarez për Benzema

Luis Suarez, ish-sulmuesi uruguajan i Barçës, ka bërë një zbulim të madh për interesimin e Real Madridit ndaj tij.

5 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

Zbulimi i pabesueshëm i Luis Suarez për Benzema

SHBA - Në verën e vitit 2014, pas Kupës së Botës në Brazil, Barça bëri një nga blerjet më të matura në historinë e saj. Duke shpenzuar shumën e bukur prej 80 milionë eurosh, ‘Blaugranët’ siguruan shërbimet e Luis Suarez, sulmuesit uruguajan të ‘Reds’. 

Nga viti 2014 deri në vitin 2020, sulmuesi terrorizoi mbrojtjen në La Liga dhe Evropë, duke shënuar 195 gola dhe duke dhënë 113 asistime në 283 paraqitje, duke formuar me Lionel Messin dhe Neymar, një treshe që fitoi Champions League në 2015.

E megjithatë, historia mund të ishte shumë ndryshe, nëse ai nuk do të kishte kafshuar Giorgio Chiellini në Kupën e Botës 2014.

Në të vërtetë, ish-sulmuesi i ‘Reds’ shpjegon se në atë kohë, ai mund të kishte nënshkruar për... Real Madrid, i cili po përgatitej të shiste Karim Benzema.

"Para Botërorit 2014, Real Madridi më donte dhe kishte planifikuar të shiste Karim Benzema te Arsenal. Pas Kupës së Botës, Barça filloi të interesohej për mua. Kishte një pickim, dhe vazhdoi të më donte e të vinte baste për mua. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë", tha ai në emisionin “La Mesa”. 

‘Merengue’ më pas fituan katër Champions League me Karim Benzema në ballë të sulmit, ky i fundit madje do të fitonte edhe një “Top të Artë” në 2022…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll