Sport

VIDEO/ Kylian Mbappé refuzon të firmosë mbi një fletë me stemën e Real Madridit!...

Duke mbërritur në Spanjë për ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Champions League kundër Real Sociedad, është pritur me interes Kylian Mbappé.

5 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Kylian Mbappé refuzon të firmosë mbi një fletë

SPANJE - Me përjashtim të një kthese të madhe, Kylian Mbappé do të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm, pasi ardhja e tij te Real Madridi nuk duket më në dyshim. 

Përpara se të vishte përgjithmonë fanelën ‘merengue’, kapiteni i skuadrës franceze ishte në gjendje të provonte popullaritetin e tij në anën tjetër të Pirenejve, që kur Paris Saint-Germain mbërriti në San Sebastián, për ndeshjen e kthimit të raundit të 16-të të Champions League kundër Real Sociedad. 

Por një skenë nuk ka munguar të krijojë bujë. I pritur ngrohtësisht nga spanjolët, kampioni i botës 2018 pa gjithashtu një tifoz, që tundte një ‘çarçaf’ me stemën e Real Madridit mbi të. 

Fletë që Mbappe vendosi të mos e firmoste. Një zgjedhje e kuptueshme për situatën aktuale, ai që tashmë është kritikuar shumë pas qëndrimit të tij mbrëmjen e së premtes në fushën e Monacos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll