Sport

VIDEO / UEFA ndryshon Champions League, Europa dhe Conference Lague…do të jenë 100 ndeshje!

Faza e grupeve në të tre Kupat do të ketë nga 36 pjesëmarrës dhe formati i ri do të sjellë edhe 100 ndeshje të tjera vetëm në nivelin elitar të Champions League.

4 Mars 2024, 17:12 Nga DOSJA
VIDEO / UEFA ndryshon Champions League, Europa dhe Conference Lague…do

ZVICER - Shtëpia Evropiane e Futbollit ( UEFA ) ka konfirmuar ndryshimin në formatin e garave të saj për klube - Champions League, Europa League dhe Conference League për sezonin 2024/2025.

Faza e grupeve në të tre garat do të ketë nga 36 pjesëmarrës dhe formati i ri do të sjellë edhe 100 ndeshje të tjera vetëm në nivelin elitar të Champions League.

Sipas formatit të ri, çdo skuadër do të luajë nga tetë ndeshje në fazën e re të ligës, por jo me katër në shtëpi dhe jashtë, por me tetë skuadra të ndryshme. Kundërshtarët do të zgjidhen në bazë të katër “kokave të grupeve” të forta dhe secila skuadër do të marrë nga dy rivalë dhe do të luajë njërin në shtëpi dhe tjetrin jashtë. Ekipet që përfundojnë në vendet nga e para në të tetën shkojnë direkt në fazën e 16-të të këtij kompeticioni.

Pas kësaj vijnë skuadrat që fituan vendin nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të në tabelë dhe do të luajnë një play-off për të luftuar për një vend në 1/16. Klubet që përfundojnë nga vendi i 25-të e tutje eliminohen nga të gjitha garat për atë sezon. Në fazën eliminatore, si më parë, do të ketë dy ndeshje, dhe një ndeshje “ply off”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll