Sport

Ylli i Milanit Rafael Leão, u përgjigjet kritikëve: "Ndonjëherë mendoj, se a di ky djalë ndonjë gjë për futbollin?"...

Sulmuesi portugez i Milanit thotë se zemërohet dhe i vjen keq kur kritikat kanë për qëllim vetëm të provokojnë

4 Mars 2024, 17:01 Nga DOSJA
Ylli i Milanit Rafael Leão, u përgjigjet kritikëve:

ITALI - Me 9 gola dhe 8 asistime në 33 ndeshje këtë sezon për Milanin, Rafael Leão vazhdon të kritikohet nga tifozët dhe disa media në Itali, por sulmuesi portugez garanton në një intervistë për 'Corriere della Sera' është shprehur se kjo nuk ndikon tek ai.

“Më pëlqejnë golat e mëdhenj dhe sigurisht që do të doja të shënoja më shumë, por bëj edhe gabime, jam një lojtar i kompletuar,- tha portugezi. - Futbolli i sotëm është vetëm statistika dhe kjo nuk më pëlqen. Futbolli është magji, është gëzim.

Njerëzit që mendojnë dhe numrat më bëjnë të zemërohen. Tifozët duhet të argëtohen, kështu që mund ta bëj edhe unë. Më pëlqen estetika dhe bukuria, qoftë në futboll, modë, muzikë apo dashuri”.

Rafael Leão shpjegon se kritikat janë një lloj karburanti për motivimin e tij. "Ato gjithmonë më motivojnë. Ndonjëherë zemërohem, por vetëm kur ato nuk janë konstruktive.

Më vjen keq kur flasin vetëm për të më provokuar. Ka situata ku e gjej veten duke menduar "a di gjë ky djalë për futbollin?" Në çdo rast, këto gjëra më bëjnë më të fortë, e di ku dua të shkoj”.

Portugezi u përball në intervistë edhe me fjalët e Zlatan Ibrahimovic (tani drejtor i Milanit), i cili e konsideronte atë "gjeni". "Unë nuk jam gjeni, por ai më ndihmoi shumë për të ngritur shiritin.

Ai më flet për gjithçka, jo vetëm për futbollin. Unë kam nevojë për të. Ai më ndihmoi si futbollist dhe si njeri. Ai ishte shumë i rëndësishëm për mua kur isha ende lojtar dhe jam akoma”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll