Sport

“Ti duhet ta shpëtosh familjen”, Camavinga nuk e zhgënjeu të jatin, kur shtëpia e tyre ishte në mes të flakëve...

Lojtari i Real Madrid rrëfen episodin më të vështirë të jetës së tij në “Movistar Plus+”: "Unë isha në shkollë, kur mua dhe motrës sime na thanë që shtëpia jonë kishte marrë flakë..."

4 Mars 2024, 16:38 Nga DOSJA

“Ti duhet ta shpëtosh familjen”, Camavinga nuk e zhgënjeu

FRANCE - Ishte një episode, që edhe pse Eduardo Camavinga ishte fëmijë, përcaktoi jetën e lojtarit të Real Madridit. 

Zjarri në shtëpinë e tij, teksa ishte në shkollë, e la familjen në rrënim, pa shpresën tjetër veç shpresës që Edu i vogël të bëhej futbollist profesionist. Kështu thotë  Camavinga në një intervistë emocionale me “Movistar Plus+”.

"Në atë kohë isha në shkollë. Në mëngjes pashë zjarrfikësit të kalonin pranë shkollës sime. Nuk e imagjinoja që diçka do të ndodhte në shtëpinë time. Një mësues i tha motrës sime dhe mua se shtëpia jonë kishte marrë flakë. Nuk e besova në fillim”,- thotë lojtari i Real Madridit. “Ishte hera e parë që pashë babanë duke qarë”.

Ishte një moment shoku, ndoshta, koha kur lindi futbollisti Camavinga. “Më tha që unë do të bëja familjen”,- kujton lojtari, të cilit që në moshë të vogël i është dashur të jetojë me presion. “Është një histori që tashmë është pjesë e jetës sime dhe mendoj se është ajo që më ka lejuar të jem njeriu që jam sot...”.

Që atëherë e tutje, jeta e Camavinga shkoi me shpejtësi të plotë. Lojtari francez u bë futbollisti më i ri që debutoi në Ligue 1 me Rennes, me 16 vjet, 4 muaj e 26 ditë, duke tejkaluar shenjën e mëparshme të Kylian Mbappé. 

Dhe ai do të nënshkruante menjëherë për Real Madridin për t'u bërë lojtari i nëntë më i ri që luan në një ndeshje të Champions League me një fanelë të Real Madridit. Camavinga tani mund të mburret se ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në nivel klubesh, përveçse ka thyer rekorde me Francën.

Sepse më 8 shtator 2020, ai u bë lojtari më i ri që ka luajtur për kombëtaren franceze në këtë shekull dhe më i riu që nga viti 1945, duke kaluar Maryan Wisniewski, i cili debutoi me 18 vjet e 2 ditë në vitin 1995. Një futbollist rekord që respektoi me atë që i kërkoi i ati kur shtëpia e tij u shndërrua në rrënoja nga flakët: “Ti do të shpëtosh familjen”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll