Sport

Futbollisti i Manchesterit i çau kokën dhe i dëmtoi gjoksin prej silikoni, sot ajo ka gjetur një tjetër sportist!

E dashura e re e Mateusz Saldaña ka kaluar në ferr në marrëdhënien e saj me Antonion, yllin e futbollit botëror dhe Manchester United.

4 Mars 2024, 16:52 Nga DOSJA

Futbollisti i Manchesterit i çau kokën dhe i dëmtoi gjoksin

ANGLI - Gjithçka ka ndodhur në periudhën nga qershori 2022 deri në maj 2023 dhe ka rezultuar me padi dhe përjashtimin e Antonio nga kombëtarja braziliane!

Gabriela Kavalin e ka akuzuar se më 15 janar e ka rrahur në një dhomë hoteli në Mançester dhe e ka lënë me kokë të çarë, pas së cilës është dashur të kërkojë ndihmë mjekësore. Ndër të tjera, ai e qëlloi me një gotë dhe ajo tregoi se kishte prerë gishtin "deri në kockë" në përpjekje për t'u mbrojtur prej tij.

Futbollisti i Manchesterit i çau kokën dhe i dëmtoi gjoksin

Gjithashtu ajo ka deklaruar se është goditur me grusht në gjoks, gjë që ka dëmtuar implantin e gjoksit prej silikoni, ndaj është dashur të shkojë për korrigjim.

Lojtari i Manchester United u hoq menjëherë nga lista e kombëtares braziliane pas akuzave për abuzim nga ish e dashura e tij. Konfederata Braziliane e Futbollit njoftoi më pas se Anthony ishte tërhequr nga skuadra pasi "faktet, të cilat duhet të hetohen, u bënë publike".

Sipas saj, ajo ka pësuar dhunë për herë të parë më 1 qershor 2022, ndërsa ishte shtatzënë dhe me pushime në Brazil. Anthony, të cilin United i pagoi 100 milionë euro Ajax-it, dyshohet se e shtyu atë në makinë, e sulmoi dhe e kërcënoi se do ta hidhte nga makina gjatë udhëtimit.

"Ai tha që nëse nuk rri me të, nuk do të jem me askënd. I thashë që isha shtatzënë, se po më trembte, se po më rrihte zemra. Po dridhesha nga frika", tha ajo, duke shtuar se të nesërmen ka shkuar në spital dhe se ka humbur foshnjën pas 16 javësh shtatzëni.

Futbollisti i Manchesterit i çau kokën dhe i dëmtoi gjoksin

Incidenti i fundit, sipas saj, ka ndodhur në maj të këtij viti. “E dija që duhej të largohesha, por nuk munda. Më pëlqeu shumë. Kisha shumë shpresa, isha shumë e lidhur me të në fillim të lidhjes... Ditën e fundit, 8 maj, 2023 u be shume e rëndë. Me të vërtetë kisha frike se nuk do të dilja dot nga shtëpia. Anthony mbylli derën e shtëpise dhe nuk donte të më linte të dilja. Më theu gjërat, më mori pasaportën”.

Futbollisti i Manchesterit i çau kokën dhe i dëmtoi gjoksin

Ajo paraqiti një kallëzim policie kundër futbollistit në Sao Paulo në qershor 2023 dhe në Mançester. Anthony mohoi të gjitha këto akuza dhe tha se do të mbrohet në gjykatë kundër të gjitha sulmeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll