Sport

Formula 1/ Alpine fillon të 'presë kokat' pas dështimit në GP të Bahrein…

Marka e grupit Renault njoftoi këtë të hënë, se do të bëjë "ndryshime organizative" me emërimin e tre drejtorëve të rinj teknikë.

4 Mars 2024, 15:51 Nga DOSJA
Formula 1/ Alpine fillon të 'presë kokat' pas dështimit
Alpine pati një fillim të tmerrshëm në GP të Bahreinit

FRANCE - Alpine do të bëjë “ndryshime organizative” me emërimin e tre drejtorëve të rinj teknikë, pas dështimit të Grand Prix-it të parë në Bahrein dhe sezonit 2023, siç njoftoi këtë të hënë nga skuadra franceze.

"Ne kemi vendosur të bëjmë disa ndryshime organizative, sepse ne mund të shohim qartë se nuk jemi aty ku duam të jemi, ose ku duhet të jemi për sa i përket performancës,"- tha në një deklaratë shefi i Alpine, Bruno Famin.

Pas një sezoni 2023, në të cilin përfundoi i gjashti në renditjen e konstruktorëve, marka e grupit Renault, pa dy pilotët e saj francezë, Esteban Ocon dhe Pierre Gasly, të përfundonin në vendin e 17-të dhe të 18-të në Grand Prix të Bahreinit të së shtunës.

"Ekipi shpall emërimet e Joe Burnell si drejtor teknik (Inxhinieri), David Wheater si drejtor teknik (Aerodinamika) dhe Ciaron Pilbeam si drejtor teknik (Performanca)", shkroi Alpine.

Për t'u rikthyer në krye të klasifikimit, Alpine kishte rishikuar plotësisht modelin e saj përpara fillimit të sezonit, duke futur ndryshime të rëndësishme në pezullimin, kinematikën, aerodinamikën...

“Kjo strukturë e re me tre shtylla me tre drejtorë teknikë, secili i specializuar në fusha të ndryshme, do të ofrojë punë dhe bashkëpunim më të mirë në fushat tona teknike, për të kontribuar në performancën e fabrikave tona në pistë”,- nënvizon Bruno Famin.

Grand Prix tjetër, në Jeddah (Arabia Saudite), zhvillohet këtë të shtunë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll