Sport

Pedri nën lot kupton se do të mungojë sërish gjatë në fushë! - VIDEO

Pedri u dëmtua në ndeshjen kundër Bilbaos dhe u përlot në stol, duke mos besuar fatkeqësinë e tij.

4 Mars 2024, 17:03 Nga DOSJA
Pedri nën lot kupton se do të mungojë sërish gjatë

SPANJE - Barcelona pati shansin për t'iu afruar Real Madridit me gjashtë pikë, por nuk ia doli në “San Mames” por barazoi 0-0 me Bilbaon. Megjithatë, problemi më i madh për Xavi janë dy dëmtimet e rënda të Frenkie De Jong dhe Pedri, pasi të dy u larguan në pjesën e parë.

Veçanërisht për mesfushorin spanjoll, dëmtimi duket të jetë mjaft i rëndë, pasi mediat spanjolle raportojnë se ai pësoi një dëmtim të bicepsit që e kishte lënë jashtë fushës për rreth 2.5 muaj në fillim të sezonit.

Mesfushori 21-vjeçar ishte i pangushëllueshëm në stol pasi u zëvendësua dhe nuk pushonte së qari me mosbesim për fatkeqësinë e tij të fundit. Nga viti 2021 e deri më tani, mesfushori i Barcelonës ka humbur më shumë se 60 ndeshje duke vuajtur kryesisht nga lëndime të shumta në këmbë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll