Aktualitet

Gjonaj pret prokurorin e antimafias italiane: Do përgjohen bisedat e të dënuarve, rruga që ndoqi Falcone do mposhtë krimin

15 Nëntor 2019, 08:52 Nga DOSJA
Gjonaj pret prokurorin e antimafias italiane: Do përgjohen bisedat

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka pritur sot Prokurorin e Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero De Raho. Të dy së bashku, në një konferencë për mediat, kanë deklaruar bashkëpunimet që kanë inplementuar për të mposhtur krimin e organizuar, terrorizmin dhe mafian në Shqipëri.

Gjonaj u shpreh se bashkëpunimi me drejtësinë italiane ka bërë që të vihet në zbatim është regjimi i posaçëm“41 bis”, sistem që në Itali ka rezultuar mjaft i posaçëm. Ministrja shtoi se ky plan ka si qëllim që ndërpresë marrëdhëniet e të dënuarve me anëtarët e bandës që kanë jashtë, por duhet përgjigje institucionale e koordinuar për të vijuar më tej.

Nga ana tjetër prokurori De Raho solli në vëmendje vitet e trauzara të ’90-s në Itali, ku pas propozimit të konfiskimit të pasurisë së krimit gjyqtari Giovanni Falcone përfundoi i vrarë bashkë me gruan dhe tre truprojat e tij. Prokurori antimafias shtoi se Shqipëria po ndjek të njëjtën rrugë si Italia drejt shkatërrimit të krimit dhe se kjo gjë do të rezultojë mjaft efektive.

Kemi një problem të përbashkët, luftën ndaj krimit. Duhet të përgjohen bisedat e të dënuarve, tu reduktohen lidhje me botën e jashtme. Në këtë mënyrë të dënuarit nuk do të mund të drejtojnë botën e krimit nga burgu.

Duhet bërë konfiskim i pasurive të krimit. Ai që sugjeroi për konfiskim dhe për ligjin për pasuritë e krimit në Itali u vra nga mafia. Me Gjonajn kemi pasur bashkëpunim. Të godasësh pasuritë e tyre, kështu luftohet mafia. Ky është një hap ë bashkon Shqipërinë dhe Italinë. Ky është një hap që afron dy vendet dhe bashkon lidhjet e tyre. Kemi ngritur skuadra hetimore të përbashkëta,

Organizata kriminale Ndrangheta ka lidhje në Shqipëri. Shpesh krimi në Itali bashkëpunon më Shqipërinë për të lidhur marrëveshje. Kriminaliteti në Shqipëri është lidhur me organizata mafioze,”- tha De Raho ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Etilda Gjonajt

Bashkëpunimi ynë me antimafian italiane është solid dhe i shtrirë në shumë aspekte për të luftuar krimin e organizuar venda dhe atë transnacional. Një nga prioritetet e qeverisë shqiptare është lufta kundër krimit të organizuar me të gjitha instrumentet ligjorë dhe institucionale.

Duhen ndaluar kontaktet e subjekteve që vuajnë dënimin ose ajnë në process hetimi. Ky sistem ka rezultuar më efikas në Itali dhe Shqipëria e ka huazuar në luftën krundër krimit të organizuar, është regjimi i posaçëm 41 bis.

Jemi të gjithë së bahsku për një sfidë të re. jemi aktualisht në fazën përfundimtare të zbatimit të regjimit të posaçëm të sigurisë së lartë në burgje për dosjet e para. Regjimi i posaçëm 41-bis është një instrument i domosdoshëm për të neutralizuar rrezikshmërinë dhe lidhjet e të burgosurve, të dënuar ose në paraburgim, me organizatat kriminale jashtë mureve të burgjeve.

Regjimi 41-bis do të rishikohet e rivlerësohet për secilin të dënuar gjatë zbatimit të tij, me qëllim garantimin e një balance të drejtë ndërmjet nevojës për të ndërprerë lidhjet e të dënuarve me organizatat kriminale, por edhe për të lejuar realizimin e qëllimit riedukues të dënimit dhe riintegrimin e të dënuarit në shoqëri.

Falënderoj përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese, ambasadorin e BE-së, të ShBA-së, Italisë, Britanisë së Madhe, për mbështetjen që na kanë dhënë në kuadër të këtij proçesi.

Të pranishëm në konferencë ishin edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, përfaqësuesja e OBDAT Michele Lakomy, Ambasadori Britanik Norman Duncan, ambsadaroi Luigi Soreca.

(j.v/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzkutimi i giovanni falcone etilda gjonaj federico cafiero de raho ministria e drejtesise konference 15 nentor 2019 ekzkutimi i giovanni falcone etilda gjonaj federico cafiero de raho ministria e drejtesise konference 15 nentor 2019

Sondazh

Poll