Aktualitet

FOTO/ Përfaqësuesit e maxhorancës largohen nga studio, nuk përballen me banorët e Astirit

14 Nëntor 2019, 20:41 Nga DOSJA
FOTO/ Përfaqësuesit e maxhorancës largohen nga studio, nuk

TIRANË- Një incident ka ndodhur në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili. Për të diskutuar për prishjen e banesate tek Astiri kanë qenë përfaqësues të opozitës, medias e maxhorancës, por këta të fundit janë larguar sapo emisioni ka filluar.

Përfaqësuesit e qeverisë janë larguar nga tryeza e debatit pasi në studion si publik ishin banorët e Unazës së Re, të cilëve u janë prishur shtëpitë.

Por sapo në studio ka hyrë një grup i banorëve të Astirit, janë larguar të dy përfaqësuesit e qeverisë.

Në studio ka mbetur gazetari Andi Bushati dhe zyrtari i PD-së, Jamarbër Malltezi, ndërsa më tej janë bashkuar dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu dhe aktivisti Ervin Goci.

Të ftuarit kanë vijuar diskutimet dhe si publik në studio janë dhe banorët e Astirit që për më shumë se 1 vit po protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maxhoranca nuk perballet me astirin protesta e banorëve në astir maxhoranca nuk perballet me astirin protesta e banorëve në astir

Sondazh

Poll