Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, 75-vjeçari mund të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15 Nëntor 2019, 07:27 Nga DOSJA
Gjendet një person i pajetë në Tiranë, 75-vjeçari

TIRANË– Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trupi i pajetë është gjetur në zonën e njohur si “Brryli” dhe i përket një mashkulli.

Sipas njoftimit zyrtar, i ndjeri është një 75-vjeçar me inicialet S.B., ndërkohë që identiteti i plotë nuk bëhet ende i ditur.

Paraprakisht dyshohet se 75-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga  faktorë të tjerë. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet nje person i pajete ne tirane nderron jete 75 vjecari gjendet nje person i pajete ne tirane nderron jete 75 vjecari

Sondazh

Poll