Aktualitet

Policia aksion në Orikum/ Sekuestrohen 20 kilogram drogë, në pranga 2 persona

14 Nëntor 2019, 18:50 Nga DOSJA
Policia aksion në Orikum/ Sekuestrohen 20 kilogram drogë, në

VLORË- Antidroga e Vlorës ka zhvilluar sot një ku në përfundim të tij janë sekuestruar 20 kilogram kanabis. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se aksioni është zhvilluar në Orikum, dhe në pranga kanë rënë dy persona. 

Në kuadër të këtij operacioni dhe në vijim të veprimeve proceduriale eshte bërë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës 45-vjeçari F.B. Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E.K., 38 vjeç”, shkruan Policia. 

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Orikumi”. Sekuestrohen 20 kilogramë kannabis sativa në një banesë. Vihen në pranga 2 shtetas si bashkëpunëtor. Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Policia e Vlorës pas nje hetimi me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka finalizuar operacionin antidrogë në Orikum të Vlorës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesën e shtetasit F.B në Orikum, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kilogramë, e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni dhe në vijim të veprimeve proceduriale eshte bërë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës 45-vjeçari F.B. Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë, si autorë i implikuar në këtë ngjarje në bashkëpunim me F.B. Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 vellezer kababis ne vlore policia vlore arrestohen 2 vellezer kababis ne vlore policia vlore

Sondazh

Poll