Aktualitet

“Jam në detyrë si gjyqtare”, Vorpsi flet pasi mbërriti në Gjykatën Kushtetuese

15 Nëntor 2019, 08:33 Nga DOSJA
“Jam në detyrë si gjyqtare”, Vorpsi flet pasi

TIRANË– Arta Vorpsi, e cila mbërriti sot në Gjykatën Kushtetuese bashkë me Marsida Xhaferllarin është shprehur për mediat se në këtë institucion ka mbërritur si një gjyqtare.

Teksa shmangu gazetarët në hyrje të Gjykatës duke u thënë “Mos u lodhni kot”, Vorpsi ka zgjedhur të japë një prononcim.

“Jam këtu si gjyqtare, jam në detyrë,”– mësohet të ketë thënë ajo.

Arta Vorpsi, kandidantja për gjyqtare në Kushtetuese e cila u rendit e para në listën e KED, u betua një ditë më parë në një zyrë noteriale duke injoruar totalisht rolin e Presidentit. Nga ana tjetër, përpara Metës u betuan tre anëtaret: Marsdia Xhaferllari, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Toska, Papajorgji dhe Xhaferllari çojnë në 6 numrin e anëtarëve në Kushtetuese,

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta vorpsi nis ringritja e gjykatës kushtetuese arta vorpsi nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll