Aktualitet

Studentët do iu rikthehen protestave, paralajmërimi: 4 dhjetor do mblidhemi para Ministrisë së Arsimit (KËRKESAT)

15 Nëntor 2019, 06:45 Nga DOSJA
Studentët do iu rikthehen protestave, paralajmërimi: 4 dhjetor do

Tiranë- Studentët paralajmërojnë për protesta. Në njoftimin e fundit të “Lëvizjes për Univeristetin” është theksuar se studentët do të mblidhen për protestën e parë më 4 dhjetor para Ministrisë së Arsimit, në orën 11:00. Sipas tyre në këtë protestë do të marrin pjesë studentë nga e gjithë Shqipëria.

Ata japin edhe 9 arsyet e protestës, ndër të cilat janë: kundër ligjit të arsimit të lartë, arsimi cilësor, përgjysmimi e të gjitha tarifave.

Njoftimi:

ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve

PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!

Pothuajse në të njëjtën kohë, një vit më parë studentët protestuan me javë të tëra kundër politikave të qeverisë për arsimin,. U bojkotua mësimi dhe studentët zgjodhën sheshet për të bërë publike këkesat e tyre. Një nga shprehjet më të njohura ishte edhe ajo e kryeministrit Edi Rama “Kur do flasim?”, pasi studentët e refuzuan me ditë të tëra. Protesta u shuajt dalë nga dalë në javët në vijim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 dhejtor 2019 protesta e studentëve studentë në protestë 4 dhejtor 2019 protesta e studentëve studentë në protestë

Sondazh

Poll