Aktualitet

Blindohet Astiri nga Policia/ IKMT-ja shemb dy banesa, asnjë rezistencë nga banorët (VD)

15 Nëntor 2019, 07:08 Nga DOSJA
Blindohet Astiri nga Policia/ IKMT-ja shemb dy banesa, asnjë

Tiranë- Ditën e sotme IKMT-ja shembi dy banesa në zonën e Astirit, në sajë të projektit të “Unazës së Re”. IKMT njofton se janë prishur dy objekte dy katëshe.

Të pranishme në këtë zonë ishin edhe forcat të shumta policie por nuk pati asnjë rezistencë nga ana e banorëve. Policia vendosi një kordon përgjatë rrugës, që tek ish-sheshi “Shqiponja”, duke bllokuar rrugën e Unazës por nuk pasi asnjë përplasje.

Banorët kishin paralajmëruar se do të vijonin rezistencën e tyre dhe nuk do të lejonin mjetet të shembnin banesa dhe biznese përgjatë këtij segmenti, por ata ditën e sotme ata janë tërhequr.

Tre ditë më parë në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët janë shprehur pas prishjes së ndërtesave se tashmë janë në qiell të hapur dhe nuk i ndalin akuzat ndaj qeverisë Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt nis shembjet në astir perplasjet ne astir ikmt nis shembjet në astir perplasjet ne astir

Sondazh

Poll