Aktualitet

Dy emra për një post, Vorpsi dhe Xhaferllari mbërrijnë në Gjykatën Kushtetuese, shmangin gazetarët: Mos u lodhni

15 Nëntor 2019, 07:12 Nga DOSJA
Dy emra për një post, Vorpsi dhe Xhaferllari mbërrijnë

TIRANË– Arta Vorpsi, gjyqtarja që një ditë më parë u betua tek noteri ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Disa minuta pas saj ka mbërritur edhe Marsida Xhaferllari, emri të cilin Meta e ka përzgjedhur si anëtare të kësaj gjykate. Në derën e Gjykatës Kushtetuese para gazetarëve, gjyqtarja e cila një ditë më parë injoroi Presidentin Meta, ajo ka shmangur pyetjet e gazetarëve duke u përgjigjur: “Mos u lodhni kot”. 

Vorpsi u betua një ditë më parë tek noteri duke injoruar kështu Presidentin Ilir Meta. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

Presidenti Meta është shprehur se nuk e njeh Vorpsin si anëtare të Kushtetueses, pasi sipas tij lista KED ka pasur rregullsi. 

Xhaferllari u betua një ditë më parë para Presidentit të Republikës, duke plotësuar kështu vakancën e dytë të Presidentit dhe duke zëvendësuar ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Bashkë më Xhaferllarin, para Presidentit u betuan edhe dy anëtaret e tjera të Kushtetueses Elsa Toska, Fiona Papajorgji.  Tre anëtaret e reja të Kushtetuese do të vijojnë punën dhe tashmë gjykata është funskionale. Toska, Papajorgji dhe Xhaferllari çojnë në 6 numrin e anëtëve në Kushtetuese.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta vorpsi marsida xhaferllari nis ringritja e gjykatës kushtetuese arta vorpsi marsida xhaferllari nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll