Aktualitet

Dy emra për një post, Vorpsi dhe Xhaferllari mbërrijnë në Gjykatën Kushtetuese, shmangin gazetarët: Mos u lodhni

  • Ngërçi në Kushtetuese/ Sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, rezoluta: Meta bllokoi reformën në drejtësi
  • Disa minuta pas saj ka mbërritur edhe Marsida Xhaferllari, emri të cilin Meta e ka përzgjedhur si anëtare të kësaj gjykate. Në derën e Gjykatës Kushtetuese para gazetarëve, gjyqtarja e cila një ditë më parë injoroi Presidentin Meta, ajo ka shmangur pyetjet e gazetarëve duke u përgjigjur: “Mos u lodhni kot”. 
    Featured image of article: Dy emra për një post, Vorpsi dhe Xhaferllari mbërrijnë në Gjykatën Kushtetuese, shmangin gazetarët: Mos u lodhni Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi
    Përditësuar:

    TIRANË– Arta Vorpsi, gjyqtarja që një ditë më parë u betua tek noteri ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Disa minuta pas saj ka mbërritur edhe Marsida Xhaferllari, emri të cilin Meta e ka përzgjedhur si anëtare të kësaj gjykate. Në derën e Gjykatës Kushtetuese para gazetarëve, gjyqtarja e cila një ditë më parë injoroi Presidentin Meta, ajo ka shmangur pyetjet e gazetarëve duke u përgjigjur: “Mos u lodhni kot”. 

    Vorpsi u betua një ditë më parë tek noteri duke injoruar kështu Presidentin Ilir Meta. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

    Presidenti Meta është shprehur se nuk e njeh Vorpsin si anëtare të Kushtetueses, pasi sipas tij lista KED ka pasur rregullsi. 

    Xhaferllari u betua një ditë më parë para Presidentit të Republikës, duke plotësuar kështu vakancën e dytë të Presidentit dhe duke zëvendësuar ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj.

    Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

    Bashkë më Xhaferllarin, para Presidentit u betuan edhe dy anëtaret e tjera të Kushtetueses Elsa Toska, Fiona Papajorgji.  Tre anëtaret e reja të Kushtetuese do të vijojnë punën dhe tashmë gjykata është funskionale. Toska, Papajorgji dhe Xhaferllari çojnë në 6 numrin e anëtëve në Kushtetuese.

    (f.m/dosja.al)

    • 9:33

      “Jam në detyrë si gjyqtare”, Vorpsi flet pasi mbërriti në Gjykatën Kushtetuese

      Arta Vorpsi, e cila mbërriti sot në Gjykatën Kushtetuese bashkë me Marsida Xhaferllarin është shprehur për mediat se në këtë institucion ka mbërritur si një gjyqtare.

      Teksa shmangu gazetarët në hyrje të Gjykatës duke u thënë “Mos u lodhni kot”, Vorpsi ka zgjedhur të japë një prononcim.

      “Jam këtu si gjyqtare, jam në detyrë,”– mësohet të ketë thënë ajo.

    Shto Koment