Sport

VIDEO / Barcelona nuk shkon më tepër se një barazim pa gola në “San Mames”!

Skuadra e Xavit nuk përfitoi nga frenimi i Realit dhe mbetet 8 pikë larg kreut të renditjes.

4 Mars 2024, 00:02 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona nuk shkon më tepër se një barazim pa gola

SPANJE - Barazim pa gola në takimin Athletic Bilbao-Barcelona. Sfida e luajur në “San Mames” prodhoi dëmtime dhe fare pak raste për gol. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, që nuk u shërbeu asnjërës prej tyre sa u përket objektivave Champions dhe titull.

Dy mesfushorët e ekipit katalanas, Frenkie De Jong dhe Pedri, u larguan nga fusha të dëmtuar në pjesën e parë. Ndërkohë, skuadra e Xavit nuk arriti kështu të përfitojë nga frenimi i Realit të Madridit dhe mbetet 8 pikë larg kreut të renditjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll