Sport

VIDEO / Napoli thyen Juventusin në “Maradona” dhe afrohet me Europën!

Me këto 3 pikë Napoli afrohet me vetëm 3 pikë me Atalantën në vendin e gjashtë që është edhe vendi i fundit për skuadrat italiane për të siguruar një pjesëmarrje në kupat e europës.

3 Mars 2024, 22:32 Nga DOSJA
VIDEO / Napoli thyen Juventusin në “Maradona” dhe afrohet me

ITALI - Fitore dramatike e Napolit përballë Juventusit. Kampionët në fuqi të Italisë triumfuan 2-1 në “Diego Maradona”. Kvicha Kvaratskhelia dhe Giacomo Raspadori shënuan golat e fitores.


Federico Chiesa barazoi përkohësisht rezultatin, gol që nuk u shërbeu bardhezinjve për të marrë pikë.


Në minutën e 88′-të  Napoli rikthehet në avantazh. Wojciech Szczesny pret goditjen e Victor Osimhen nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që  Giacomo Raspadori përfiton nga topi i rikthyer dhe e dërgon në rrjetë, duke çuar shifrat në 2-1 dhe duke i dhënë këtë fitore kaq të rendësishme kampionëve të Italisë.


Me këto 3 pikë Napoli afrohet me vetëm 3 pikë me Atalantën në vendin e gjashtë që është edhe vendi i fundit për skuadrat italiane për të siguruar një pjesëmarrje në kupat e europës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll