Sport

Dani Alvesh sërish në telashe, i refuzohen 150.000 euro dhe kërkohet rëndimi i dënimit!

Por edhe mbrojtja (avokatët e Alves) janë gati të apelojnë për të kërkuar pafajësinë: ata pretendojnë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë konsensuale.

3 Mars 2024, 22:13 Nga DOSJA
Dani Alvesh sërish në telashe, i refuzohen 150.000 euro dhe

SPANJE - Braziliani Dani Alvesh u dënua me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual ndaj një vajze në një klub nate. Ndërkohë së fundmi bëhet me dije se Prokuroria do të apelojë dënimin e dhënë për ish-lojtarin e Barcelonës. Siç raporton “Mundo Deportivo”, tani synohet që të rritet dënimi me burg.

Tashmë është duke u përgatitur ankesa kundër dënimit të Gjykatës së Barcelonës. Në mes është faktori lehtësues i dëmshpërblimit (ish-lojtari ka paguar 150 mijë euro dëmshpërblim për viktimën), situatë për të cilën Prokuroria do të donte të përdorte levën për të kundërshtuar ankimin. Zbatimin e kësaj mase lehtësuese e kishin kundërshtuar, duke konstatuar se ishte një shumë që gjyqtari hetues kishte vendosur si garanci për Alves në momentin e gjykimit.

Megjithatë, viktima nuk e ka pranuar asnjëherë atë shumë. “Qëndrim diskriminues” sipas akuzës pasi pagesa e atyre 150 mijë eurove paraqet avantazh për të akuzuarin për shkak të aftësive komode ekonomike.

Por edhe mbrojtja (avokatët e Alves) janë gati të apelojnë për të kërkuar pafajësinë: ata pretendojnë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë konsensuale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll