Sport

Georgina Rodriguez zbulon të ardhmen e Ronaldos: “Edhe një vit, pastaj lamtumirë!”…

Partnerja e superyllit portugez bëri bujë në Javën e Modës në Paris

3 Mars 2024, 20:36 Nga DOSJA
Georgina Rodriguez zbulon të ardhmen e Ronaldos: “Edhe një vit,

FRANCE - Lajmi... vjen nga Georgina Rodriguez, e cila ishte në Paris. Partnerja e Cristiano Ronaldos dhe nëna e dy prej pesë fëmijëve të tij vodhi shfaqjen në Javën e Modës në Paris, duke ecur në pasarelë me një fustan bluzë CR7 që mbante edhe firmën e tij. 

Portugezi nuk ka udhëtuar në Paris për shkak të angazhimeve me Al Nassr, por Georgina ka folur për të dhe të ardhmen e tij në hapësirat e eventit. “Cristiano edhe një vit, pastaj ka mbaruar dhe do t’i thotë lamtumirë futbollit. Ndoshta dy, nuk e di”, - tha Rodriguez dhe ndezi zjarre. 

Cristiano Ronaldo nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me Al Nassr në dhjetor 2022, e cila skadon në verën e vitit 2025. 39-vjeçari do të jetë në Euro në verën e vitit 2024 me kombëtaren e Portugalisë, por ai ka pak shpresa për të luajtur në Kupën e Botës 2026 në SHBA…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll