Sport

VIDEO/ Atletico Madridi kthehet në rrugën e fitoreve, Alvaro Morata “i miri dhe i keqi”…

Atletico bëri një shfaqje fuqie ndaj Betisit dhe me 2-1 u rikthye te fitorja pas tre ndeshjeve në të gjitha garat.

3 Mars 2024, 18:55 Nga DOSJA

VIDEO/ Atletico Madridi kthehet në rrugën e fitoreve, Alvaro Morata

SPANJE - Atlético Madridi i dha fund ecurisë së tij prej tre ndeshjesh pa fitore dhe mundi  Betisin  2-1, shumë më lehtë sesa sugjeron rezultati përfundimtar, për ndeshjen e 27- të të La Liga-s.

Bardhekuqtë ishin të stuhishëm në pjesën e parë, duke krijuar shumë raste, por kundër tyre gjetën Rui Silva shumë të mirë, edhe pse portieri portugez shkaktoi autogol në minutën e 8-të. 

Në minutën e 28-të, pjesërisht iu rikthye gjaku, duke i pritur penalltinë Alvaro Moratas, me sulmuesin spanjol që e mposhti përfundimisht në minutën e 44-t.

Manuel Pellegrini bëri dy ndryshime në pushim dhe arriti të balancojë ndeshjen. Në fakt, William Carvalho, në minutën e 62-të arriti të bëhet golashënues dhe të reduktojë rezultatin 2-1, pa arritur asgjë më shumë për Betis.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll