Sport

Pep Guardiola nuk i kursen elozhet për lojtarët e tij pas derbit!

3 Mars 2024, 22:17 Nga DOSJA
Pep Guardiola nuk i kursen elozhet për lojtarët e tij pas derbit!

ANGLI - Manchester City fitoi 3-1 me përmbysje përballë Manchester United, duke vijuar të jetë vetëm një pikë larg Liverpoolit kryesues. Pep Guardiola e shijoi në maksimum suksesin në derbin e qytetit. Dhe pas ndeshjes deklaroi: “Fitore që erdhi falë një performance shumë të mirë. E nisëm shumë mirë ndeshjen, por e pësuam në topin e parë të gjatë të United. Nuk ishim të rreshtuar mirë në atë moment.

Na pushtoi pak ankthi në pjesën e parë. Mos të harrojmë që United është ndërtuar për të dalë shpejt me kundërsulme. Gjatë së cilave ata të dëmtojnë shumë”.

Nuk mungojnë elozhet për Phil Foden, njeriu i derbit. 23-vjeçari shënoi dy golat e përmbysjes, teksa fitorja me “tris” u kompletua nga Erling Haaland. “Gjithmonë ka qenë një futbollist i talentuar, por tani është më i pjekur dhe arrin të lexojë më mirë lojën. Sidomos në aspektin mbrojtës. Ai mund të luajë kudo.

Çfarë të them, Phil është lojtari më i mirë në Premier Leaguer për momentin. I mrekullueshëm. Ai e dashuron futbollin, jeton për futbollin. Më dha kënaqësi të madhe me dy golat që realizoi. Është gëzim i madh ta shohësh duke luajtur. Ka edhe një etikë punë të jashtëzakonshme”, u shpreh trajneri spanjoll i fituesve të tripletës gjatë sezonit të kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll