Sport

VIDEO / Girona mundet sërish, nuk përfiton nga hapi fals i Realit!

Pas këtij suksesi, Mallorca sheh të shkëputet disi nga zona e ftohtë, tashmë vendi i tretë nga fundit është 8 pikë larg.

3 Mars 2024, 20:44 Nga DOSJA
VIDEO / Girona mundet sërish, nuk përfiton nga hapi fals i Realit!

SPANJE - Girona nuk përfiton nga frenimi i Realit në “Mestalla” përballë Mallorcas. Skuadra katalanase humbi 1-0 në fushën e Mallorcas, disfata e tretë radhazi jashtë fushe në La Liga.

Moment shumë pozitiv për skuadrën e Vedat Muriqit (titullar). Që pasi u kualifikua në mesjavë në finalen e Kupës së Mbretit, arrin të mposhtë surprizën e këtij sezoni në Spanjë.

Jose Copete realizoi golin e fitores për ishullorët në minutën e 33’. Dhe vendi i tretë nga fundit është tashmë 8 pikë larg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll