Sport

Bruno Fernandes: "Ne treguam shumë karakter, por nuk mjaftoi për të fituar"...

Mesfushori portugez thotë se Man.City shënoi në fazën më të mirë të United

3 Mars 2024, 20:55 Nga DOSJA
Bruno Fernandes: "Ne treguam shumë karakter, por nuk mjaftoi për

ANGLI - Pavarësisht humbjes në derbin kundër Cityt, kapiteni Bruno Fernandes shprehet se Manchester United tregoi "shumë karakter" dhe madje ai mendon se tre golat e rivalëve, të gjithë të shënuar në pjesën e dytë, erdhën në periudhën më të mirë të “Djajve të Kuq”.

"Të zhgënjyer, sepse donim ta fitonim ndeshjen. Ne treguam shumë karakter, por nuk mjaftoi për të fituar. E dinim që ndaj Man.City do të duhej të ishim të përqendruar taktikisht dhe sot ata patën momente të mira individuale, në të cilat arritën edhe të shënojnë gola”.

“Plani ishte të fitonim ndeshjen dhe ne e dinim që City do të na dominonte. E dinim se ata do ta kishin topin për periudha të gjata, duhej të ishim të durueshëm, por padyshim kur jep shumë hapësirë, ata përfundojnë duke të ndëshkuar me cilësinë. Në pjesën e dytë ne kishim më shumë kontroll mbi lojën dhe ishte e çuditshme, sepse aty shënuan golat”, ka deklaruar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll