Aktualitet

VIDEO/ Kërcënoi me thikë stafin e një spitali në Britani, i arrestuari justifikohet para gjykatës: E mbaja për vetëmbrojtje nga një trafikant shqiptar droge

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen mediat britanike kanë publikuar edhe pamjet kur Joshua Byrne sulmoi një roje sigurie.

2 Mars 2024, 20:50 Nga N.F
VIDEO/ Kërcënoi me thikë stafin e një spitali në
Pamje nga sulmi

ANGLI- Një 32-vjeçar në Britani është dënuar me 5 vite burg pasi në tetor të vitit të kaluar sulmoi me thikë stafin e një spitali në Brighton. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen mediat britanike kanë publikuar edhe pamjet kur Joshua Byrne sulmoi një roje sigurie.

Në video dëgjohet Byrne i cili i bërtit rojes ndërsa e paralajmëron se do ta godasë në fytyrë.

“Unë do të të godas me thikë në fytyrë,” thotë 32-vjeçari.

Gjithashtu i dënuari mori me forcë një celular nga një pacient dhe për pak nuk e goditi me thikë një infermiere. Gjatë seancës Byrne pranoi se kishte tentuar të shkaktonte lëndime të rënda trupore me qëllim, duke kërcënuar një person. Më vonë, ai i tha policisë se mbante një thikë sepse kishte vjedhur mijëra paund nga një tregtar droge shqiptar dhe ndjeu nevojën për të mbajtur thikën për vetëmbrojtje.

 

angli droge arrestim

Sondazh

Poll