Sport

VIDEO / Ultrasi gjerman zbriti në fushë dhe goditi autorin e golit…

Një nga ultrasit e Hansës zbriti në fushë dhe nisi të sulmonte lojtarët e ekipit kundërshtar, teksa këta të fundit po festonin.

2 Mars 2024, 19:03 Nga DOSJA
VIDEO / Ultrasi gjerman zbriti në fushë dhe goditi autorin e

GJERMANI - Një episod i papranueshëm është regjistruar në Bundesliga 2. Dueli i mbijetesës, Hansa Rostock-Kaiserslautern u mbyll 0-3 për skuadrën udhëtuese. Ragnar Ache ishte heroi i Kaiserslauternit me tre gola të shënuar, ndërkohë që pasi realizoi të tretin u përball me sulmin e një tifozi vendas.

Një nga ultrasit e Hansës zbriti në fushë dhe nisi të sulmonte lojtarët e ekipit kundërshtar, teksa këta të fundit po festonin. Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe e larguan tifozin agresor, i cili pritet t’i thotë lamtumirë stadiumeve gjermane pas këtij gjesti.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll