Aktualitet

Kapen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 47-vjeçar

Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro.

2 Mars 2024, 13:27 Nga M.B
Kapen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet
Foto ilustruese

GREQIA- Paraditen e sotme, në zonën e Kozanit, pranë kufirit greko-shqiptar është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz” brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 canta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram marijuanë. Lidhur me këtë rast është arretuar drejtuesi i mjetit, një 47-vjeçar grek.

Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro. Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.

 

droga greqia

Sondazh

Poll