Sport

Kombëtarja e Brazilit/ Dorival Junior zgjedh shumë fytyra të reja në debutimin e tij...

Dorival Junior ka shpallur listën e tij të parë që kur mori drejtimin e stolit të kombëtares së Brazilit, duke përzgjedhur disa fytyra të reja në skuadrën prej 26 lojtarësh për miqësoret e mëdha të marsit kundër Anglisë dhe Spanjës.

2 Mars 2024, 15:37 Nga DOSJA
Kombëtarja e Brazilit/ Dorival Junior zgjedh shumë fytyra të reja

BRAZIL - Në fillim të vitit 2024 patëm dorëzimin e stafetës në ekipin kombëtar brazilian, me Dorival Junior, që mori frenat pas largimit të Fernando Diniz (ai ishte në detyrë që në verë). Të premten pasdite ai shpalli edhe përzgjedhjet e tij.

Prej më shumë se një muaji, trajneri me eksperiencë “lëroi” stadiumet e botës për të parë futbollistë dhe tashmë kemi një imazh të parë të Seleçãos së re, me Dorival Junior që shpall 26 lojtarët e tij për miqësoret e mëdha të marsit, kundër Anglisë në Londër (23/03) dhe kundër Spanjës në Madrid (26/03).

Këto ndeshje janë në kuadër të përgatitjes së pesë herë kampionit të botës për Kupën e Amerikës, me teknikun e sapoardhur që tregon besim në fytyrat e reja, duke thirrur për herë të parë sulmuesin Savinho, mesfushorët Andreas Pereira, João Gomes dhe Pablo. Maia, mbrojtësit Mourinho, Wendell dhe Beraldo dhe portieri, Rafael.

Ja të përzgjedhurit e tij:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll