Sport

E FUNDIT/ Richarlison i mungon Tottenham: Braziliani do të ndalojë për një muaj...

Sulmuesi brazilian 26-vjeçar ka një dëmtim në gju

2 Mars 2024, 12:11 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Richarlison i mungon Tottenham: Braziliani do të ndalojë

ANGLI - Lajm i keq për Tottenhamin. Sulmuesi brazilian Richarlison, 26 vjeç, vuan nga një dëmtim në gju dhe do të mungojë për katër javë.

Lojtari ka shënuar tashmë 11 gola në 25 ndeshje këtë sezon dhe, për rrjedhojë, trajneri Ange Postecoglou e di se do ta vuajë këtë vështirësi.

"Richarlison do të ndalet nga tre deri në katër javë. Ai do të ndalet në një kohë kur i duhet shumë skuadrës, por unë do të gjej një mënyrë për të gjetur alternativa",- u ka treguar ai gazetarëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll