Sport

Eric Dier zgjat kontratën dhe do të qëndrojë gjatë te Bayern…

Marrëveshja tani shtrihet deri në qershor 2025

2 Mars 2024, 12:37 Nga DOSJA
Eric Dier zgjat kontratën dhe do të qëndrojë gjatë te

GJERMANI - Bayern Munich aktivizoi klauzolën për të vazhduar kontratën e Erik Dier për një vit tjetër, e cila tani e lidh lojtarin me klubin bavarez deri në verën e vitit 2025.

Anglezi mbërriti në janar, si huazim nga Tottenham dhe kontrata e tij po përfundonte këtë verë, që do të thotë se ai tani i përket Bayernit në baza të përhershme.

“Jam shumë i lumtur në Mynih. Tani e ardhmja ime është e përcaktuar dhe mund të fokusohem vetëm në performancën time në fushë me ekipin. Jemi në një fazë të vështirë, por duam të kthehemi te fitorja”,- ka thënë ai për faqen e klubit. Dier luajti shtatë ndeshje me ekipin, duke startuar pesë prej tyre.

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayernit, shpjegoi marrëveshjen: “Kontrata e Eric Dier u zgjat me edhe një vit për shkak të aktivizimit. Me gjithë personalitetin e tij, ai është një mbështetje e vlefshme për mbrojtjen tonë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll