Sport

Juan Mata nuk po mendon për lamtumirën: “Dua të vazhdoj të garoj për tituj”...

Klubi i fundit i 35-vjeçarit spanjol ishte Vissel Kobe në Japoni

2 Mars 2024, 12:01 Nga DOSJA
Juan Mata nuk po mendon për lamtumirën: “Dua të vazhdoj

ANGLI - Spanjoli Juan Mata, 35 vjeç, ende nuk ka vendosur t'i japë fund karrierës së tij. Pasi i dha fund lidhjes me skuadrën japoneze Vissel Kobe, lojtari po stërvitet në Londër dhe po shikon opsionet e ndryshme që ka në tavolinë.

“Nuk e kam lënë futbollin dhe nuk po mendoj të largohem. Po stërvitem në Londër, pas eksperiencës fantastike që pata në Japoni dhe do të doja të vazhdoja të kem eksperienca në vende të ndryshme përmes futbollit”,- ka treguar ai.

“Dua të vazhdoj të garoj për tituj, siç ndodhi në ligën japoneze dhe brenda pak javësh do të vendos se çfarë të bëj më pas”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll