Sport

Prishja e kontratës së Paul Pogbas mund t'i kursejë Juventusit - 33 milionë euro!

'Gazzetta dello Sport' thotë se pezullimi katërvjeçar i aplikuar për mesfushorin francez ka gjithçka për të përfituar bardhezinjtë.

2 Mars 2024, 11:36 Nga DOSJA
Prishja e kontratës së Paul Pogbas mund t'i kursejë

ITALI - Nga lojtari më i paguar i klubit tek lirimi në më pak se... dy vjet. Kjo është situata që Paul Pogba mund të jetë gati të përjetojë te Juventusi, pasi siç raporton ‘Gazzetta dello Sport’ këtë të premte.

Bardhezinjtë po mendojnë të ndërpresin kontratën me mesfushorin francez, i cili dje u pezullua për katër vite nga Autoriteti Kombëtar Italian Anti-Doping, pasi futbollisti rezultoi pozitiv në një test në shtator të vitit të kaluar.

Sipas të njëjtit burim, Pogba mbërriti në Juventus në verën e vitit 2022 dhe nënshkroi një kontratë katërvjeçare me një pagë prej 8 milionë euro neto në vit, plus 2 milionë euro bonuse. 

Menjëherë më pas, lojtari u dëmtua dhe vendosi të mos i nënshtrohej një operacioni, gjë që zemëroi përgjegjësit e klubit, pikërisht sepse mesfushori francez ishte lojtari më i paguar në skuadër. 

Mirëpo, në gusht të vitit të kaluar, dhe kur Pogba fillimisht u pezullua pasi rezultoi pozitiv në një kontroll rutinë të kryer nga Seria A në ndeshjen mes Juventusit dhe Udineses, klubi italian i uli pagën e lojtarit në minimumin e mundshëm, ashtu siç parashikohej në rregulloret e kampionatit, rreth 2 mijë euro në muaj. 

Tani, me pezullimin katërvjeçar të zyrtarizuar, Juventus mund të jetë gati ta prishë kontratën me Pogba.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll