Sport

Pasardhësi i Xavit te Barcelona: presidenti Laporta i kërkon këshilla Guardiolës!...

Trajneri i Manchester Cityt është në kontakte të vazhdueshme me presidentin e katalanasve

2 Mars 2024, 11:53 Nga DOSJA
Pasardhësi i Xavit te Barcelona: presidenti Laporta i kërkon

SPANJE - Vazhdimi i Xavit si trajner i Barcelonës mbetet në rendin e ditës dhe sipas 'Tot Costa', një program në Radio Katalonia, presidenti Joan Laporta i ka kërkuar këshilla Pep Guardiolës, me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

Lajmi thekson se Laporta merrte rregullisht në pyetje holandezin Johan Cruyff sa herë që kishte nevojë për këshilla për pozicionin e trajnerit të klubit. Dhe tani që legjenda e “Portokall” nuk është më në botën e të gjallëve, Guardiola është njeriu i besuar i liderit të lartë të katalanasve.

Gazetarët Jordi Grau dhe Santi Giménez zbulojnë se këtë herë Guardiola i tha Laportës se opsioni më i mirë është italiani De Zerbi, aktualisht te Brighton. Kujtojmë se trajneri i transalpinëve ka një klauzolë lirimi të vlerësuar në 10 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll