Sport

Presidenti i FIFA-s 'varros' kartonin blu...

Gianni Infantino i tregon “kartonin e kuq” propozimit të IFAB

2 Mars 2024, 12:53 Nga DOSJA
Presidenti i FIFA-s 'varros' kartonin blu...

ZVICER - Presidenti i FIFA-s siguroi se Bordi nuk po e shqyrton zbatimin e kartonit blu tashmë të famshëm. Në ditën e një takimi në Skoci të Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), i cili përcakton rregullat e lojës, Gianni Infantino siguroi këtë të shtunë, se masa nuk do të ecë përpara.

Ashtu si në sportet e tjera, do të përfshihej edhe mundësia e përjashtimit për disa minuta, propozimi i IFAB-it do të ishte lejimi i gjyqtarëve për të përjashtuar lojtarët për dhjetë minuta, për gabime që konsiderohen si josportive apo ofendime. Kështu do të kishte tre kartonë: i verdhë, i kuq dhe blu.

“Karton blu? Kjo nuk është as temë. FIFA është krejtësisht kundër. Dëshironi një titull? Karton blu në vend të kartonit të kuq... Në asnjë mënyrë, nuk ka asnjë shans”,- tha presidenti i FIFA-s për televizionin britanik “Sky”.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për propozime, por pas disa analizave duhet të mbrojmë edhe lojën, thelbin dhe traditën e saj. Nuk do të ketë karton blu.”

Rreth një muaj më parë, FIFA kishte lëshuar tashmë një deklaratë me qëllimin për të mos ecur përpara. I konsideroj si “të pasakta dhe të parakohshme” çdo provë në lidhje me kartonin blu që kryhen në “nivelet elitare të futbollit”.

Një takim vendimtar është planifikuar për këtë të shtunë, me synimin për disa ndryshime në rregullat e lojës për sezonin e ardhshëm

FIFA mban 4 nga 8 votat në mbledhjet e IFAB, me pjesën e mbetur të shpërndarë midis kombeve britanike.

Infantino ishte gjithashtu i rezervuar për zëvendësimin e përkohshëm në rastin e tronditjes, përplasje kokë më kohë, duke preferuar një zëvendësim shtesë të përhershëm në këto raste.

“Ne e studiuam rastin dhe ekspertët mjekësorë thonë se është e pamundur që brenda pak minutash të përcaktohet nëse ka pasur tronditje, nëse tronditja është e rëndë apo jo. Prandaj, në rast të dyshimit për tronditje, lojtari duhet të zëvendësohet”,- shpjegoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll