Sport

RISIA/ Botërori i veteranëve po vjen... Ronaldinho, Henry, Carrebe, Totti, Rivaldo dhe yje të tjerë të futbollit janë gati…

Sipas “Daily Mail”, Botërori do të mbahet në verën e vitit 2024 në Angli

2 Mars 2024, 14:55 Nga DOSJA
RISIA/ Botërori i veteranëve po vjen... Ronaldinho, Henry, Carrebe,

ANGLI - Në verën e vitit 2024, Botërori i yjeve veteranë të futbollit  do të bëhet.

Sipas “Daily Mail”, Elite Players Group, një organizatë me disa nga lojtarët më të mëdhenj në histori si anëtarë, po përgatitet të zhvillojë një turne në Angli këtë verë, ku do të shfaqen lojtarë të mëdhenj të futbollit që janë mbi 35 vjeç dhe kanë varur këpucët.

Turneu në thelb do të ketë ndeshje 8x8 dhe duket se do të mbahet në qershor në 'St James' Park', stadiumi me 52.000 vende në pronësi të Newcastle.

Botërori do të jetë në tre ditë dhe do të shohim skuadra si Brazili, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Argjentina.

Sipas raportit nga Brazili, interes për pjesëmarrje kanë shprehur Ronaldinho, Kaka, Roberto Carlos, Rivaldo; nga Franca: Carrebe, Henri dhe Desaggi; nga Argjentina: Cambiasso dhe Crespo; nga Spanja: Puyol, Villa dhe nga Italia: Totti, Cannavaro dhe Materazzi. Nga Anglia nikoqire do të shohim Owen, Lampard, Fernand. 

Për të marrë pjesë në ndeshjet e turneut, duhet të ketë të paktën një ndeshje me kombëtaren e meshkujve të vendit të tyre dhe secila lojë do të përbëhet nga dy pjesë 35-minutëshe.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll