Sport

Lojtari i Real Madridit, i kthen shpinën dhe refuzon fanelën ‘La Rojas’ të Spanjës!...

Brahim Díaz duket se ka vendosur të luajë për kombëtaren marokene, pasi e shikon të pamundur mundësinë për të qenë një ndërkombëtar absolut me Spanjën.

2 Mars 2024, 11:04 Nga DOSJA
Lojtari i Real Madridit, i kthen shpinën dhe refuzon fanelën ‘La

 

SPANJE - Prej disa kohësh kishte spekulime për dy opsionet që ai kishte për të qenë një ndërkombëtar absolut. Një, Maroku. Tjetra, Spanja. Dhe prej muajsh argumentet janë shqyrtuar në favor të një opsioni, ose një tjetër. Por tani, më në fund, duket se lojtari në fjalë e ka marrë një vendim përfundimtar .

Dhe kjo nuk ka qenë gjë tjetër, veçse t'i kthejë shpinën ‘La Rojas’ dhe të regjistrohet për të luajtur me Marokun. E kemi fjalën për Brahim Díaz, lojtarin e Real Madridit që këtë sezon duket se ka arritur versionin e tij më të mirë i veshur me të bardha, pas një maturimi të gjatë te Milani.

Sipas gazetës “AS”, futbollisti bardhezi ka vlerësuar tashmë shtetësinë e tij të dyfishtë, një kusht përpara se të zgjedhë një nga dy opsionet. Dhe Brahimi, pasi ka bërë vlerësimet, ka qenë i prirur të luajë për Marokun, një opsion që i ishte hapur për shkak të kombësisë së gjyshes së tij nga babai, në atë vend.

Të gjithë mendonin se Brahimi do të përfshihej në skuadrën e ardhshme të Luis de la Fuente për ndeshjet miqësore kundër Kolumbisë në Londër më 22 mars dhe Brazilit në “Bernabeu” më 26. Megjithatë, dhe në dritën e këtij informacioni, gjithçka na bën të mendojmë se kjo thirrje nuk do të ndodhë, sepse debutimi i Brahimit si ndërkombëtar absolut do të jetë me fanelën e kombëtares marokene.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll