Editorial

Rama për “La Repubblica”: Pse është tërbuar opozita në Tiranë, a është fat kjo opozitë për mua dhe pse s’duhet t

6 Mars 2019, 11:11 Nga DOSJA
Rama për “La Repubblica”: Pse është tërbuar

Edi Rama nuk duket i shqetësuar që në Tiranë opozita po bën thirrje për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme. Ndërsa qendra e djathtë është në shesh, kryeministri shqiptar ndodhet në Romë për një vizitë të shpejtë pa takime zyrtare. Pas intervistës për Porta a Porta, Rama ka folur edhe për gazetën italiane, La Repubbica. 
Kryeministri thotë se është i pashqetësuar nga protesta e opozitës, pasi siç thotë ai, opozita është e humbur në zgjedhjet e ardhshme lokale. 

Intervista e plotë:

Gazetari: Z.kryeministër, opozita ka akuzuar qeverinë tuaj për korrupsion dhe paaftësi. Por cili është qëllimi i protestuesve?

Edi Rama: Shqipëria është në procesin e modernizimit, ka ende probleme me korrupsionin. Për ta luftuar atë, nevojiten institucione solide, një sistem gjyqësor i besueshëm dhe shërbime të qëndrueshme. Qeveria ka nisur një ofensivë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo që dëshiron opozita është e vështirë të shpjegohet. Opozita nuk ka shanse të fitojë në zgjedhjet lokale në qershor: lidershipi do të donte të shmangte përgjegjësinë për humbjen.

Gazetari: Shkurtimisht, a ekziston një krizë institucionale në horizont?

Edi Rama: Ne fituam zgjedhjet me një shumicë absolute, pasi u treguam të hapur ndaj opozitës duke i dhënë asaj përgjegjësinë e disa ministrive për periudhën e zgjedhjeve, përfshirë edhe drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pavarësisht maxhorancës që kishim.Marrëveshja ishte që në fund fituesit do të qeverisnin dhe humbësit do të shkonin në opozitë pa e bërë Shqipërinë subjekt të propagandës së brendshme politike në median ndërkombëtare. Në vend të kësaj, protestat filluan menjëherë, por qeveria është e fortë, sondazhet e kanë konfirmuar këtë .

Gazetari: A besoni se ka edhe një referencë për reformën në drejtësi në irritimin e Partisë Demokratike?

Edi Rama: Procesi i reformimit të sistemit tonë gjyqësor është konsideruar si një model për të gjithë rajonin. Ne kemi trashëguar një sistem të dobët, tani jemi duke verifikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe pothuajse 60 prej tyre janë larguar nga detyra .

Gazetari: Por, pse ky irritim duhet të luajë një rol në protesta?

Edi Rama: Protestat e këtyre ditëve nuk janë reagim i njerëzve, por sulme të lidhura me një grup pushtetarësh të dëbuar prej më shumë se pesë vjet më parë.

Gazetari: Si i gjykoni zërat që flasin për një rol të vendeve të tjera në protesta?

Edi Rama: Ne nuk kemi fakte konkrete, por shumë të dhëna: Televizioni rus ka transmetuar drejtpërsëdrejti protestat, por nuk ka asgjë për t’u befasuar. Moska ndjek interesat e saj dhe Shqipëria brenda Bashkimit Europian nuk ndodhet në mesin e tyre.

Gazetari: Në Tiranë thuhet se ju jeni me fat, që përballeni me një opozitë të skualifikuar, e cila ka kërcënuar fizikisht ju dhe ministrin e Brendshëm … Çfarë mendoni?

Edi Rama: Në mënyrë cinike, dikush mund të thoshte po. Por, shumicat e forta që nuk nxiten nga opozita në fushën e ideve, rrezikojnë të vetëpengohen. Rreziku është që të transformohesh nga një qeveri në një grup pushtetetarësh.

Gazetari: Presidenti kosovar Hashim Thaçi dëshiron të rivendosë kufirin me Serbinë dhe kjo është konsideruar si përkrahëse e projektit. A nuk keni frikë se një rilindje nacionaliste mund të destabilizojë një zonë të vështirë siç është Ballkani?

Edi Rama: Për momentin, mes Serbisë dhe Kosovës ekziston dialogu, nuk bëhet fjalë për shkëmbimin e territoreve apo kufijve etnikë. Por është një gjë pozitive që ka diskutim mes tyre .

Gazetari: Ekziston ndonjë dëshirë për një Shqipëri të Madhe?

Edi Rama: Lidhur me një Shqipëri të Madhe flitet vetëm për të percjellë imazhe kërcënuese. Por nevojitet hapësirë për të diskutuar gjithçka pa paragjykime.

Gazetari: Si është sot marrëdhënia me Italinë?

Edi Rama: Ajo ka qenë gjithmonë pozitive, nuk ka qënë kurrë e kushtëzuar nga ngjyrat e qeverive. Italia ka qenë gjithmonë pranë për të na mbështetur sa here kemi patur nevojë.

Gazetari: Por thuhet se angazhimi i Italisë nuk është i mjaftuëeshëm në vend, që nënkupton se nuk ka lindur asnjëherë një marrëdhënie pozitive biznesi. Çfarë mendoni ju?

Edi Rama: Italianët janë të parët që investojnë në vendin tonë. Por e dini se çfarë thonë ata në Tiranë? Që në Shqipëri nuk ka asnjeherë një Itali të mjaftueshme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial edi rama protesta e opozites 16 mars rama ne itali rama per mediat italiane edi rama protesta e opozites 16 mars rama ne itali rama per mediat italiane

Sondazh

Poll

Editorial 5 Mars 2019, 10:26

Dy tradhëtitë e Karamelos ndaj Vangjel Dules

TIRANE- Ligoraq Karamelo, është në listën e PD në Korçë, jo si anëtar i PD, por si sekretar i Përgjithshëm i PBDNJ-së, së drejtuar nga Vangjel Dule. Asht...