Editorial

Avokatia e Çuçit për anëtaren e Byrosë Politike të Enver Hoxhës

6 Mars 2019, 10:44 Nga DOSJA
Avokatia e Çuçit për anëtaren e Byrosë Politike

TIRANE- Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, nuk bëri asnjë hap mbrapa për Themie Thomain, përkundrazi.  Në emisionin “Tempora” të Sonila Meços, (Lexo këtu), ishte thuajse krenar për prezencën e anëtares së Byrosë Politike të Enver Hoxhës në Këshillin Strategjik të Bujqësisë.

Deklarata e Bledi Cucit:

Themie Thomai ka qenë prej viti 1976 deri në vitin 1989 ka qenë Ministre e Bujqësisë, më pas anëtare e Komitetit Qëndror të PPSH dhe më pas edhe anëtare e Byrosë Politike.

Ministrit nuk i ka bërë përshtypje e shkuara e saj. Sqaron se ajo është aty si eksperte dhe ekspertiza e saj është ndër më të mirat. Pastaj karrierën e saj politike e krahason me atë të Sali Berishës që ka qenë Sekretar Partie në spitalin më të madh në vend. Justifikimi i Çuçit, ka 2 probleme:

I pari është teknik. Themie Thomai ka qenë 13 vjet ministre e Bujqësisë, në kulmin e krizës ekonomike të vendit dhe si rrjedhim është bashkëfajtore e kësaj krize.
Ajo ka qenë ministrja në periudhën famëkeqe të koletivizimit, kur edhe pronat e vogla dhe bagëtitë u mblodhën nga kooperativa për t’i lënë banorët e fshatit pa asnjë mundësi jetese. Ua mblodhën lopët dhe u thanë se mund të marrin një lopë vetëm nëse bëjnë 11 fëmijë, ua mblodhën delet dhe dhitë dhe qumështin e çonin në qytet ose për nevoja industriale.

Prodhuesit e qumështit, kooperatistët, nuk kishin as mundësinë ta provonin. Bëhet fjalë për 70 për qind të popullsisë. Kjo krizë, u prodhua kur ishte Themie Thomai ministre dhe askush nuk u përgjigj kurrë për urinë që u shkaktua në fshat.

Themie Thomai nuk është profesioniste e bujqësisë. Ajo u mor nga baza si kooperativiste e dalluar, pastaj si kryetare kooperative e dalluar, u bë ministre. Pa shkollë, pa ekspertizë. Edhe sikur të ishte një drejtuese e mirë politike, si ministre, prezenca e saj në një tryzë teknike është e pajustifikuar.

A ka pyetur ndonjëherë Bledi Çuçi, nëse ka patur ekspertë të tjerë bujqësia? Ku janë ata që punuan si ekspertë edhe në kohën e diktaturës dhe nuk patën mundësinë të bënin karrierën e Themies, se nuk ishin komunistë sa duhet.

Problemi i dytë është moral. Shqipëria është i vetmi vend që nuk u nda mirë me komunizmin. Dënimi i krimeve dhe eksponentëve të komunitzmit ishte thellësisht joproporcional me krimet e komunizmit.

Pushkatimi, burgosja, internimi, shkatërrimi i jetës së mijëra shqiptarëve, zhytja në varfëri për hir të parimeve personale të dikatorit, u ndëshkuan me pak vite burg për disa nga anëtarët e byrosë politike dhe më ndalimin e pjesëmarrjes në jetën publike për eksponentët e regjimit vetëm për 5 vjet.

Sot përsëri ata që janë shkaktarë të të gjitha këtyre, shfaqen në tryeza vendimmarrëse me apo pa çaj, për të na treguar se shkaqet e varfërisë së shqiptarëve. Shkaqet e 45 – 30 viteve dështim në qeverisje do të jenë aty gjithmonë.

Nuk do të ikin kurrë, do të mbajnë njëri-tjetrin, me çaj, me këshilla dhe me mbështetje politike dhe ekonomike. Kështu ndodh me një popull që nuk e harroi shpejt të vërtetën e komunizmit, ndërsa të vërtetën e pluralizmit e ka ndajë në pjesë, sipas bindjeve partiake.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial bledi çuçi keshilli strategjik i ministrise se bujqesise themie thomai zyrtaret e diktatures bledi çuçi keshilli strategjik i ministrise se bujqesise themie thomai zyrtaret e diktatures

Sondazh

Poll

Editorial 5 Mars 2019, 10:26

Dy tradhëtitë e Karamelos ndaj Vangjel Dules

TIRANE- Ligoraq Karamelo, është në listën e PD në Korçë, jo si anëtar i PD, por si sekretar i Përgjithshëm i PBDNJ-së, së drejtuar nga Vangjel Dule. Asht...