Sport

Luis Enrique lë të kuptohet se do të vazhdojë te PSG edhe sezonin e ardhshëm...

Trajneri asturian foli për një përmirësim të mundshëm të skuadrës pariziene në sezonin e ardhshëm: “Këtë vit jemi përmirësuar, vitin e ardhshëm do të jemi edhe më mirë”

29 Shkurt 2024, 18:16 Nga DOSJA
Luis Enrique lë të kuptohet se do të vazhdojë te PSG edhe

FRANCE - Luis Enrique ka tingëlluar në orët e fundit, si një nga trajnerët e mundshëm edhe për sezonin e ardhshëm te PSG-ja. Te Barcelonë ka një kujtim të madh për teknikun asturian. 

Legjenda ‘culé’ e drejtoi ekipin për tre sezone, nga 2014-15 deri në 2016-17 dhe fitoi nëntë tituj: dy La Liga , tre Kupa Mbreti, një Superkupë Spanjole, një Champions League (e fundit), një Superkupë Evropiane dhe një Kupë Botërore për Klube. Pas punës së tij të dukshme me kombëtaren spanjole, Luis Enrique zëvendësoi Christophe Galtier në krye të PSG-së këtë verë.

Me njoftimin për largimin e Xavi Hernández nga Barça në fund të sezonit, Luis Enrique  doli si një nga opsionet për të drejtuar skuadrën vitin e ardhshëm, por duket se asturiani nuk po mendon për këtë. Këtë e dëshmoi duke iu përgjigjur se si e sheh PSG-në me largimin e Mbappes:

“Nuk më shkon mendja se skuadra do të jetë më e dobët sezonin e ardhshëm. Jam shumë i sigurt. Nëse gjithçka shkon mirë, mendoj dhe jam i bindur se vitin e ardhshëm do të kemi ekip më të mirë”,- deklaroi Luço në një konferencë për shtyp.

Ish-trajneri i ‘culés’ nuk u përgjigj disa javë më pare, se si e shikon njoftimin e Xavit dhe as nuk e komentoi mundësinë për të marrë drejtimin e Barçës në të ardhmen. Por për momentin nga sa duket, ai nuk e mendon atë opsion, pasi është i lidhur me PSG deri më 30 qershor 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll