Sport

Alberth Elis doli nga koma e induktuar: “Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”...

Familja përditësoi gjendjen shëndetësore të lojtarit, i cili po kurohet për një dëmtim në kokë

29 Shkurt 2024, 09:30 Nga DOSJA

Alberth Elis doli nga koma e induktuar: “Ditët e ardhshme do të

FRANCE - Alberth Elis doli nga koma e induktuar këtë të mërkurë dhe po rikuperohet gradualisht, tha familja e futbollistit në një deklaratë të shpërndarë nga Bordeaux.

Kujtohet se lojtari 28-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, pas një përplasjeje me një lojtar të Guingamp, gjatë një dueli në divizionin e dytë francez të shtunën e kaluar, ndaj u vendos në koma të induktuar dhe iu nënshtrua një operacioni. 

"Shenjat janë inkurajuese. Megjithatë, ne duam të jemi të kujdesshëm për evoluimin e gjendjes së tij shëndetësore. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Alberth është një luftëtar",- shton familja e Elisit, duke shfrytëzuar rastin të falënderojë valën e mbështetjes për lojtari dhe puna e mjekëve. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll