Sport

Cristiano Ronaldo pezullohet një ndeshje për gjestin e turpshëm…

Sulmuesi portugez humbet takimin e kësaj të enjte me Al Hazemin dhe do të duhet të paguajë një gjobë prej 7.400 euro.

29 Shkurt 2024, 08:00 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo pezullohet një ndeshje për gjestin e

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo do të mungojë në takimin e kësaj të enjte mes Al Nassr dhe Al Hazem, për xhiron e 22-të të kampionatit saudit, për shkak të pezullimit, ka vendosur këtë të mërkurë Komisioni Disiplinor i Federatës Saudite. 

Në diskutim ishin gjestet, të cilat u konsideruan provokuese, që sulmuesi portugez bëri ndaj tifozëve të Al Shabab, pas duelit mes dy skuadrave në raundin e kaluar të kampionatit, ndeshje në të cilën portugezi shënoi dhe ndihmoi Al Nasr të fitonte me 3-2.

Sipas deklaratës së federatës, Cristiano Ronaldo u gjobit gjithashtu me 30 mijë rijalë sauditë (rreth 7.400 euro në konvertimin aktual), me 10 mijë rijalë sauditë (rreth 2.450 euro) në lidhje me vetë sjelljen dhe 20 mijë të mbetura (rreth 4.900 euro) shërbejnë si kompensim për Al Shabab.

Gjithashtu duhet theksuar, se ky vendim i Komisionit Disiplinor nuk është objekt ankimimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll