Sport

João Félix, së bashku me lojtarët e Bayernit, në një klub nate në Paris…

Pas një koncerti të Kanye West në “City of Lights”

29 Shkurt 2024, 08:30 Nga DOSJA

João Félix, së bashku me lojtarët e Bayernit, në

GJERMANI - Gazeta gjermane ‘Bild’ zbulon se një grup lojtarësh të Bayern Munichut kanë shkuar në një klub nate në Paris të dielën e kaluar, ku ka marrë pjesë edhe João Félix, sulmuesi portugez i Barcelonës.

Sipas këtij publikimi, Jamal Musiala (i cili festoi ditëlindjen e tij të 21-të) dhe Alphonso Davies ishin në klubin e natës parizien 'Fresh Touch', së bashku me reperët amerikanë Kanye West, Tyga, Ty Dolla Sign dhe Rich the Kid. 

Midis tyre janë parë edhe ndërkombëtari portugez dhe Joshua Zirkzee, ish-Bayerni, i cili aktualisht luan te Bologna. Disa nga lojtarët kishin qenë në një koncert të Kanye West në “City of Lights” disa orë më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll