Sport

Spanja mposht Francën dhe fiton edicionin e parë të Ligës së Kombeve për femra

Kampionia në fuqi e botës e fitoi 2-0, me golat e Aitana Bonmatí dhe Mariona Caldentey.

29 Shkurt 2024, 07:30 Nga DOSJA

Spanja mposht Francën dhe fiton edicionin e parë të Ligës

SPANJE - Në ndeshjen finale në Seville, Spanja, kampionia në fuqi e botës, fitoi edicionin e parë të Ligës së Kombeve të futbollit për femra këtë të mërkurë, duke mposhtur 2-0 Francën, të cilën nuk e kishte mundur kurrë në 13 ndeshje.

Aitana Bonmatí, në minutën e 32-të dhe Mariona Caldentey, në të 53-tën, shënuan golat për vendëset, të cilat kishin fituar Grupin A4, përpara Italisë, Suedisë, Zvicrës dhe mundën në gjysmëfinale Holandën 3-0.

Skuadra spanjolle i bashkohet Ligës së Kombeve 2023/24 me Kupën e Botës të fituar në 2023 në Australi dhe Zelandën e Re, në një rrugëtim që kulmoi me fitoren 1-0 kundër Anglisë, në një ndeshje të luajtur më 20 gusht, në Sydney.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selección Española de Fútbol (@sefutbolfem)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll