Sport

Inteligjenca Artificiale zbulon 'recetën' për të ndaluar Kylian Mbappe...

'Mundo Deportivo' i kërkoi platformës që të gjente një antidot për francezin

29 Shkurt 2024, 06:30 Nga DOSJA

Inteligjenca Artificiale zbulon 'recetën' për të

SPANJE - 'Mundo Deportivo' vendosi t'i kërkonin ndihmë Inteligjencës Artificiale për mënyrën se si mund të ndalet sulmuesi francez Kylian Mbappe... 

Në një kohë kur transferimi i Mbappé te Real Madrid është më se i garantuar, gazetari Hector Coca përdori një platformë AI për të deshifruar se cilët mbrojtës janë më të aftë për të frenuar yllin francez në “El Claciso” e ardhshëm. Dhe ai arriti të formulojë një listë me katër yje...

"Për të neutralizuar një sulmues aq të shpejtë dhe teknik sa Mbappe, mund të merret në konsideratë një qendërmbrojtës ose një mbrojtës i krahut me karakteristika specifike. Këtu janë disa atribute dhe shembuj lojtarësh, që mund të jenë efektivë në këtë detyrë", thekson Inteligjenca Artificiale, teksa shpall edhe lojtarët:

Shpejtësia dhe shkathtësia: Achraf Hakimi

Inteligjenca taktike: Virgil van Dijk

Forca fizike: Kalidou Koulibaly

Aftësia një-për-një: Rúben Dias

Platforma përfundon duke paralajmëruar se më shumë se individualitetet, Mbappé mund të ndalet përmes një përpjekjeje të vazhdueshme kolektive:

"Në fund të fundit, antidoti më i mirë për një lojtar, si francezi mund të mos jetë vetëm një lojtar i vetëm, por më tepër një qasje taktike që përfshin një përpjekje kolektive të një ekipi për të kufizuar hapësirën dhe mundësitë e tij, duke aplikuar një mbrojtje të organizuar dhe strategjike”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll