Sport

Ja çfarë bën sot Ibrahimovich, larg fushave të blerta!

Mirëpo, Zlatan thjesht nuk mund të jetojë pa futboll, ndaj edhe pas përfundimit të karrierës, ai qëndroi në këtë sport, vetëm se nuk është më lojtar, por këshilltar i pronarit të Milanit, Gary Cardinale.

29 Shkurt 2024, 00:35 Nga DOSJA
Ja çfarë bën sot Ibrahimovich, larg fushave të blerta!

ITALI - Futbollisti legjendar Zlatan Ibrahimovic ka një karrierë që do ta pëlqente absolutisht të gjithë ata që merren me këtë sport. Gjatë karrierës së tij, suedezi i famshëm luajti për disa nga skuadrat më të mira në Evropë dhe fitoi shumë trofe. Ai kishte veshur fanellat e Barcelonës, Interit, Ajaxit, Juventusit dhe Manchester Unitedit, ndërsa në qershor të vitit të kaluar i pikëlloi tifozët duke vendosur t'i varte këpucët e futbollit në një kunj.

Mirëpo, Zlatan thjesht nuk mund të jetojë pa futboll, ndaj edhe pas përfundimit të karrierës, ai qëndroi në këtë sport, vetëm se nuk është më lojtar, por këshilltar i pronarit të Milanit, Gary Cardinale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)

Ibrahimović është shumë aktiv në rrjetet sociale, ai poston foto dhe video pothuajse çdo ditë, kështu që fansat kanë mundur të “shikojnë” në shtëpinë e tij në atë mënyrë. Aktualisht jeton në Milano, në një vilë luksoze.

Ibrahimović punon vazhdimisht në trupin e tij, kështu që kalon shumë kohë në palestër dhe shpesh filmohet duke u ushtruar në dhomat e tjera, pasi ato janë shumë të bollshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)

Rregullimin e dhomave të shumta Ibrahimović ia besoi dizajnerit më të mirë italian të enterierit, ndërsa palestrën e rregulloi vetë, sipas shijes dhe nevojave të tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)

Meqë ra fjala, pasuria e Ibrahimoviqit llogaritet në 114 milionë dollarë dhe për këtë arsye ai bën pjesë në grupin e atyre që mund të përballojnë çfarë të duan dhe nuk është për t'u habitur që ai ka një shtëpi luksoze për të cilën shumë e ëndërrojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll