Sport

Mësohet arsyeja e festës dhe gjestit të holandezit Van Dijk të Liverpool…

Qendërmbrojtësi holandez i Liverpool-it vendos dorën në mjekër sa herë që shënon gol

28 Shkurt 2024, 15:04 Nga DOSJA

Mësohet arsyeja e festës dhe gjestit të holandezit Van Dijk

ANGLI - Nuk është padyshim tema më e rëndësishme në gjirin e Liverpool-it. Por megjithatë personazhi në fjalë e meriton këtë moment të ëmbël. Bëhet fjalë për holandezin Virgil van Dijk, kapiten i Liverpool-it, ai që shënoi golit dhe mbylli finalen e Carabao Cup, ndaj Chelseat (1-0).

Pasi festoi me dorën nën mjekër, shumë vetë u habitën për arsyen e vërtetë të asaj feste. Një gjarper? Një valë? Një premtim për të rritur mjekrën? Kishte shumë mundësi por pak siguri. Deri me sot...

Llogaria e Tik Tok 'Virgils Lawyer', tërësisht e dedikuar për qendërmbrojtësin holandez, ka publikuar përgjigjen, duke theksuar se gjesti i dedikohet vajzës së tij, Nila. Kapiteni i Liverpool-it nuk është një golashënues i pamëshirshëm, por kur shënon ai kërkon Nilën në tribunë dhe ia dedikon asaj golin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll