Sport

Koreja e Jugut me trajner të përkohshëm, pas shkarkimit të Jurgen Klinsmann...

Gjermani, i shkarkuar pas Kupës së Azisë, është pasuar përkohësisht nga Hwang Sun-hong, ish-ndërkombëtar i Koresë së Jugut

28 Shkurt 2024, 10:00 Nga DOSJA

Koreja e Jugut me trajner të përkohshëm, pas shkarkimit të

KOREJA E JUGUT - Federata e Futbollit të Koresë së Jugut shpalli Hwang Sun-hong, si trajnerin e ri të vendit, në mënyrë të përkohshme, për ndeshjet kundër Tajlandës, në mars, për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. 

Pas këtyre dy ndeshjeve me tajlandezët, Federata Koreane duhet të shpallë patjetër trajnerin e ri, i cili tashmë duhet të jetë në ndeshjet kundër Singaporit dhe Kinës, në qershor.

Ish-ndërkombëtari, i cili shënoi 50 gola për ekipin kombëtar, ishte trajneri i U-23-tës, pasi në tetorin e vitit të kaluar udhëhoqi Korenë e Jugut për të fituar Kupën e Azisë në këtë kategori. Në kampionatin vendas ai tashmë ka drejtuar Seulin, Busan IPark dhe Pohang Steelers.

Jurgen Klinsmann e mbajti këtë pozicion deri më 16 shkurt, ditën kur u shkarkua pasi Koreja e Jugut nuk arriti të kalonte në gjysmëfinale në Kupën e Azisë, duke u eliminuar nga Jordania.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll