Sport

Jack Grealish, “i shkatërruar” pas dëmtimit të fundit: “Shpresoj të mos jetë aq serioz”

"Jack Grealish duhej të ngushëllohej nga shokët e tij të Manchester Cityt, pasi pësoi një dëmtim të ri".

28 Shkurt 2024, 12:30 Nga DOSJA

Jack Grealish, “i shkatërruar” pas dëmtimit të

ANGLI - Jack Grealish u dëmtua gjatë ndeshjes historike, që Manchester City fitoi 2-6 në “Kenilworth Road” kundër Luton Town për FA Cup me pesë golat e Haaland.

Mesfushorit të njohur anglez, i cili 15 ditë më parë pësoi një dëmtim fizik ndaj Kopenhagës në Champions League, i është dashur të zëvendësohet nga Jeremy Doku në minutën e 38-të.

“Daily Mail” raporton se "një Jack Grealish i shkatërruar duhej të ngushëllohej nga shokët e tij të Manchester Cityt, pasi pësoi një dëmtim të ri".

Pas ndeshjes, Guardiola deklaroi në një konferencë për shtyp, se dëmtimi i Grealish mund të jetë për shkak të shqetësimit të përsëritur, që lojtari ka në ijë. “Është hera e dytë. Le të shpresojmë që këtë herë të rikuperohet mirë ”,- tha trajneri spanjoll.

Jack Grealish, “i shkatërruar” pas dëmtimit të

Guardiola theksoi se "Jack Grealish ndihej shumë mirë, por fatkeqësisht u dëmtua përsëri", dhe theksoi se "ka qenë një sezon i vështirë për të. Ai do të duhet të rikuperohet mirë dhe të na ndihmojë kur të mund të kthehet".

Jack Grealish, “i shkatërruar” pas dëmtimit të

Pas ndeshjes, Jack Grealish përgëzoi shokët e tij të skuadrës në rrjetet sociale dhe ndau një mesazh për gjendjen e tij fizike me dy emoji lutjesh: "Shpresoj që lëndimi im të mos jetë shumë i rëndë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll